75 Mall Live Search
11:38 / E Premte, 16 Tetor 2020 / indeksADMonline

Sefer Seferi rikthehet në ring këtë muaj, do të ndeshet me boksierin e njohur rus

Pas afro një viti pauzë, po rikthehet në ring boksieri i njohur shqiptar, Sefer Seferi.

Ai më 31 tetor do të ndeshet me ish-kampionin rus, Murat Gassiev, transmeton Indeksonline.

Rusi fillimisht e kishte në plan të ndeshej me amerikanin, Yoan Pablo Hernandez, por për shkak të problemeve me dokumente, kjo ndeshje nuk ndodhi.

Kështu, i erdhi mundësia Sefer Seferit që të ndeshet me Murat Gassievin.

Rusi ka dy vjet që ka qenë jo aktiv dhe dëshiron të kthehet në majat e boksit./Indeksonline/

Image may contain: 2 people, text