75 Mall Live Search
23:28 / E Martë, 20 Qershor 2023 / kutia

Seferi: S’më la fusha të shënoj, kthehemi edhe më të fortë në shtator

Taulant Seferi e meritonte një gol kundër Ishujve Faroe për atë që dha në fushë. E pat rastin, por, siç e shpjegon vetë, thembra i kapi terrenin sntetik, duke e penguar që ta dërgonte topin në rrjetë.

“Jam shumë i kënaqur, sepse arritëm qëllimin në dy ndeshje. Sa i përket paraqitjes sime, ishte e mirë, por mund të bëjmë edhe më mirë. Siç e thashë me herët, e rëndësishmja ishte fitorja dhe jemi të gjithë të lumtur.

Konkurrenca më pëlqen, sa i përket shënjestrës, ishte problem fusha sintetike. Shënjestrën e kam mirë dhe shpresoj të shënoj për kombëtaren.

Rastet e humbura? Pa dyshim kemi humbur shumë, normalisht nuk është mirë. Në pjesën e parë mund të bënim tre gola dhe u barazuam.

Humbja e Polonisë është shumë pozitive për ne. Ne duhet të kthemi më të fotë dhe të përgatitur në shtator.”