75 Mall Live Search
09:57 / E Martë, 24 Shtator 2024 / L K

Segmenti Ballaban – Banjskë, merr emrin e heroit të Kosovës, Afrim Bunjaku

Rruga rajonale, segmenti Ballaban-Banjksë është emërtuar me emrin e heroit, Afrim Bunjaku, që humbi jetën duke mbrojtur sovranitetin dhe integritetin territorial të Republikës së Kosovës.

Në një vjetorin e sulmit terrorist dhe paramilitar, në Banjskë të Zveçanit, Qeveria e Kosovës mori vendim që të emërtohet ky segment me emrin e heroit të Republikës së Kosovës, përcjell IndeksOnline.

Kujtojmë se sot, kryeministri, Albin Kurti së bashku më kryeparlamentarin, Glauk Konjufca dhe ministrin e Punëve të Brendshme, kanë vizituar familjen e Afrim Bunjakut, ndërsa pritet që të marrin pjesë edhe në homazhe./IndeksOnline/