Sejdi Hoxha: Votimi i planit të buxhetit është kundër kushtetues

Është votuar Buxheti i Kosovës për vitin 2020l.
Me 63 vota gjithsej dhe asnjë abstenim deputetët votuan pro këtij buxheti prej më shumë se dy miliardë eurosh.
Lidhur me këtë ka reaguar deputeti i PDK-së, Sejdiu Hoxha.
Hoxha tha se në mbledhjen e Komisionit për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim që u mbajt pak më parë është konstatuar që nuk ka korum për të vazhduar punimet ky komision.
Sipas tij në bazë të kësaj, Ligji për Buxhetin nuk ka kaluar në këtë komision dhe kjo nënkupton që votimi i planit të buxhetit është kundër kushtetues.
Postimi i plotë:
Ne mbledhjen Komisionit për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim qe u mbajt tani u konstatua qe nuk ka korum per te vazhuar punimet ky komision, prandaj ne mungese te korumit ligji per buxhetin nuk ka kaluar ne kete komision.
Kjo nenkupton qe votimi i planit te buxhetit eshte kunder kushtetues!
SH