75 Mall Live Search
23:31 / E Enjte, 01 Korrik 2021 / A. A

Sejdini: UEFA ia ndaloi kryeministrit të Maqedonisë së Veriut ta shoh ekipin

Presidenti i Federatës së Futbollit të Maqedonisë së Veriut, Muamed Sejdini ka mohuar lajmet se ka qenë ai që ia ka mohuar vizitën e kryeministrit Zoran Zaev te futbollistët.

Sipas Sejdinit, ka qenë rregullorja e UEFA-s ajo që ia ka ndaluar kryeministrit të takohet me lojtarët.

“Pati një lajm në mediat maqedone që Muamed Sejdini ia ndaloi kryeministrit vizitën te ekipi por nuk është e vertetë. UEFA përmes rregullores së saj ia kanë ndaluar sepse duhej seriozitat dhe rregullat janë strikte. Kryeministri e pa shumë normale dhe unë e kam falënderuar që ka ardhur për të parë ndeshjet nga tribunat” deklaroi Sejdini.

/Indeksonline/