15:13 / E Hënë, 02 Tetor 2017 / indeksADMonline

Sejdiu: Haradinaj tregoi një arrogancë të pashoq

Deputet i pavaruar në Kuvendin e Kosovës, Korab Sejdiu, tha se opozita nuk mund të jetë konstruktive përderisa kryeministri bën veprime dekonstruktive.

“Dita e sotit u fillua me një kërkesë që opozita të jetë konstrukltive, nuk e di si mund të kërkohet konstruktivitet prej opozitës, kur kryeministri erdhi vetë këtu dhe tregoi një arrogancë të pashoq dhe kërkoi që kabineti të tërhiqet prej këtu, që e ka për obligim të japë llogari”, shtoi ai.

Ndërkohë, ai tha se po shihet qartë që nuk ju intereson drejtësia, pasi në materialin ku ishin të paraqitura parimet qeveritare, kanë shkruar vetëm gjashtë rreshta./AktivPress