75 Mall Live Search
19:43 / E Diele, 28 Qershor 2020 / C E

Sejdiu: Nuk dua justifikime, por tashmë i kemi vështirësuar punët vetes

Drenica është befasuar në shtëpi nga Trepça 89, pasi u mposht me rezultatin 4:2.

Ishte kjo një fitore e madhe  e 89-shit në luftë për mbijetesë, kurse Drenica bën hapa false drejt të njëjtit objektiv.

Pas ndeshjes, trajneri i Drenicës, Gani Sejdiu deklaroj se i janë vështirësuar punët për vazhdimin e kampionatit.

“Nuk dua të justifikohem, por ekipi nuk e ka besimin në momentet kyçe. Pavarësisht që ne si staf kemi punuar në këtë drejtim dhe kemi kërkuar nga futbollistët që të sillen më ndryshe në fushë, sidomos kur kemi këso ndeshje me kundërshtar direkt për mbijetesë”.

“Nuk them që lojtarëve i’u mungon motivi, mirëpo kjo nuk mjafton dhe atë duhet treguar në fushën e lojës, pasi që ne është dashur ta sigurojmë ekzistencën me këto ekipe, por nuk e kemi bërë dhe tashmë i kemi vështirësuar punët vetes”, deklaroi Gani Sejdiu për “Super Sport Kosova”.