75 Mall Live Search
16:46 / E Premte, 12 Mars 2021 / OSH

Sejdiu: Për një muaj vdiqën mbi 140 persona nga Covid 19, krejt si pasojë e budallakut të partive!

Ish-deputeti dhe analisti kosovar, Dardan Sejdiu ka kritikuar partitë politike për rritjen e numrave të të infektuarve me koronavirus.

Përmes një postimi, Sejdiu u shprehë se brenda një muaji kanë vdekur mbi 140 persona nga koronavirusi, transmeton Indeksonline.

Postimi i plotë:

Me datën 12 Shkurt këta ishin numrat që u raportuan me COVID19: 372 raste pozitive7041 raste aktive

Sot një muaj më vonë këta janë numrat:730 raste pozitive10530 raste aktive

Brenda kësaj periudhe janë raportuar mbi 140 raste të vdekjes me COVID19!

Krejt kjo si pasojë e budallakut të partive politike!