17:55 / E Shtunë, 25 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Sejdiu: Rezultati në Prishtinë e Prizren nuk do të ndryshojë

Lëvizja Vetëvendosje e ka quajtur të drejtë vendimin  e Gjykatës së supreme lidhur me atë që votat në Prishtinë e Prizren të mos rinumërohen.

Nënkryetari i LVV, Dardan Sejdiu ka kërkuar nga VV numërim të votave të përfundoj që të zgjidhen kryetarët.

“Kërkojmë nga KQZ, që sa më shpejtë votat me kusht e votat nga diaspora  të numërohen që vullneti i qytetarëve të përfundoj, të përmbyllet dhe që kryetarët të zgjidhen. Vëzhguesit të jenë syçelur, besojmë që rezulati do të qendroj ashtu sic është dhe VV do të fitoj në të dy komunat. Ne do të vazhdojmë më punë. Dhe LVV i siguron qytetarët që edhe në Prishtinë edhe në Prizren do të qeverisim në të mirë të qytetarëve dhe për qytetarët” ka thënë Sejdiu./Indeksonline/