75 Mall Live Search
23:06 / E Hënë, 25 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Sejdiu: Serbia nuk fal por grabit tokë, duhet pasur kujdes me korrigjim kufijsh

Ish-presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, ka thënë se Kosova duhet të ketë kujdes lidhur me idenë e “korrigjimit të kufijve” me Serbinë.

“Serbia nuk është shtet që fal asgjë, është shtet që dëshiron të grabisë, prandaj me këtë (korrigjimi i kufijve) duhet të kemi kujdes”, ka thënë Sejdiu, për RTK3.

Sejdiu i ka parë si pozitën ashtu edhe opozitën me përgjegjësi karshi proceseve nëpër të cilat po kalon Kosova.

“Në një vend janë përgjegjës edhe pozita e edhe opozita për mbarëvatjen e çështjeve dhe politikave shtetërore. Respektimi i Kushtetutës duhet t’i bashkojë të gjithë”, ka thënë ai.