75 Mall Live Search
16:00 / E Martë, 07 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Sejdiu tregon emrat e të familjarëve të LDK-së, që ka punësuar Abrashi si ministër

Ish nënkryetari i Prishtinës, njëherësh deputet në Kuvendin e Kosovës, Dardan Sejdiu ka akuzuar kandidatin e Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Prishtinës, Arban Abrashin se ka punësuar familjarë të krerëve të LDK-së gjatë kohës që ai ishte ministër i Punës dhe Mirëqenies Sociale.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka numëruar personat të cilët ai ka punësuar gjatë kësaj kohe, transmeton Indeksonline.

Ky është postimi i tij:

Në kohën kur ishte ministër i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi punësoi familjarë të krerëve të LDK-së. Për një kohë shumë të shkurtër, ai punësoi:

1. Djalin e vëllait të Isa Mustafës;

2. Gruan e djalit të Isa Mustafës, Edita Bajrami Mustafa;

3. Djalin e Vlora Dumoshit, Ron Kryeziun, i cili tutje shkoi në MPJ për të vazhduar më pas në Ambasadën në Ëashington;

4. Djalin e Agim Veliut, Shkumbin Veliun;

5. Djalin e axhës së Astrit Haraqisë, Drin Haraqinë;

6. Djalin e Imri Ahmetit, Qëndrim Ahmetin;

7. Nipin e Muhamet Mustafës, Izidin Bytyqin;

8. Gruan e këshilltarit të tij Selatin Kllokoqit, Ardiana Gashin;

9. Mbesën e Lutfi Zharkut;

10. Nipin e deputetit Salih Morina, Arton Bujupin;

11. Kryetarin e degës së LDK-së në Malishevë.

Sado i ri që duket në moshë, ai mbetet nën konceptin e vjetër të LDK-së, koncept të cilit i është përgjigjur qytetari i Prishtinës tash e katër vite.

Këto kishe pas mundësi me i sqaru mirë në debat, andaj dil në debat Arban!