20:08 / E Shtunë, 05 Mars 2022 / SH F

Sekretari amerikan viziton refugjatët ukrainasë në kufirin Poloni-Ukrainë

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken qëndroi në kufirin polako-ukrainas për të takuar ministrin e jashtëm të Ukrainës, Dmytro Kuleba.

Ky i fundit e falënderoi SHBA-në për ndihmën e saj – por gjithashtu përsëriti shpresën për më shumë mbështetje ushtarake, veçanërisht një zonë ndalim-fluturimi.

Përgjigja e Blinkenit për këtë të fundit ka qenë gjithmonë jo. Ai thotë se forcat në qiell mund ta vënë NATO-n në konfrontim të drejtpërdrejtë me Rusinë, raporton bbc.

“Ukraina do ta fitojë këtë luftë dhe ne do të jemi një vend më i madh se ai që shkatërroi Rusia”, pohoi Kuleba.

Ndërsa fliste, në sfond dëgjohet tingulli i vazhdueshëm ritmik i rrotave të bagazhit.

Ka qenë një udhëtim i gjatë dhe i ftohtë kryesisht për gratë dhe fëmijët që kanë kaluar ditë të tëra për të arritur këtu, në vendkalimin e Korçovas. Disa nga fëmijët mbajnë kafshë shtëpiake të cilat vështrojnë nga brenda xhaketave të tyre.

Ajo që dikur ishte një qendër tregtare tani është në pikën zero për popullin e frikësuar të Ukrainës. Rreth 3000 njerëz po pushojnë në shtretër të improvizuar.

Ndërsa Blinken hyri, ai pyeti një ushtar se sa kohë qëndrojnë njerëzit. Atij iu tha se disa kanë miq dhe të afërm në Poloni, por “gjysma nuk dinë ku të shkojnë”.

Polonia ka marrë shumicën e refugjatëve dhe tani thotë se do të ketë marrë një milion nga Ukraina deri në fund të fundjavës.