75 Mall Live Search
07:48 / E Martë, 20 Shtator 2022 / AR

Sekretari Blinken ndërmjetëson armëpushimin mes dy vendeve të përfshira në luftë

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken zhvilloi një takim ministrat e jashtëm të Armenisë dhe Azerbajxhanit në një përpjekje për të forcuar armëpushimin e brishtë midis dy vendeve ish-sovjetike pas shpërthimit të luftimeve më të ashpra në më shumë se dy vjet.

Blinken bashkoi ministrin e Jashtëm armen Ararat Mirzoyan dhe ministrin e Jashtëm të Azerbajxhanit Jeyhun Bayramov në një hotel në Nju Jork, në prag të fillimit të takimit të përvitshëm të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.

Ky ishte takimi i parë ballë për ballë i dy diplomatëve që nga shpërthimi i luftimeve javën e kaluar, në të cilat u vranë më shumë se 200 ushtarë.

“Ne jemi të inkurajuar nga fakti që luftimet kanë pushuar dhe nuk ka patur një rifillim të bombardimeve. Angazhimi i fortë dhe i qëndrueshëm diplomatik është rruga më e mirë për të gjithë. Ka një rrugë drejt paqes së qëndrueshme dhe zgjidhjes paqësore të mosmarrëveshjeve”, tha Blinken.

Takimi u mbajt vetëm një ditë pasi Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi vizitoi Armeninë dhe dënoi sulmet e Azerbajxhanit, duke shkaktuar reagime nga zyrtarët në Baku.