75 Mall Live Search
21:25 / E Diele, 22 Qershor 2025 / FR

Sekretari britanik bën thirrje për shtensionim dhe zgjidhje diplomatike mes Iranit dhe Izraelit

Sekretari i Jashtëm i Britanisë së Madhe, David Lammy, ka bërë të ditur se ka biseduar me homologun e tij izraelit dhe atë iranian.

Lammy tha se gjatë bisedës me homologët e tij e ka theksuar nevojën për shtensionim të sitautës, teksa shtoi se bëri thirrje për zgjidhje diplomatike.

“Sot kam folur me homologët e mi në Iran dhe Izrael për të theksuar nevojën për de-përshkallëzim. Kam bërë thirrje për një zgjidhje diplomatike dhe të negociuar për t’i dhënë fund kësaj krize”.

“Irani nuk duhet të ketë kurrë një armë bërthamore. ShBA tani ka ndërmarrë veprime për të lehtësuar këtë kërcënim”, tha Lammy në një postim në “X”.

Britania e Madhe ka thënë se nuk është e përfshirë në sulmet që Amerika i ndërmori dje ndaj Iranit por se i përkrah ato.