Sekretari Hegseth: Mijëra ushtarë amerikanë në Korenë e Jugut mund të përdoren në konflikte…
Sekretari i mbrojtjes i Shteteve të Bashkuara ka vizituar Korenë e Jugut për të diskutuar aleancën ushtarake të vendeve.
Në një udhëtim që përfshinte një vizitë në zonën e demilitarizuar me Korenë e Veriut, Pete Hegseth të martën vlerësoi planet e Seulit për të rritur shpenzimet e mbrojtjes dhe konfirmoi se trupat amerikane të vendosura në Korenë e Jugut mund të përdoren për t’u përballur me kërcënimet rajonale.
Hegseth tha se 28,500 ushtarët amerikanë të stacionuar në Korenë e Jugut mund të përdoren në konflikte përtej gadishullit, përfshirë Kinën, por mbrojtja nga Koreja e Veriut e armatosur me armë bërthamore mbetet qëllimi kryesor i aleancës.
“Nuk ka dyshim se fleksibiliteti për kontingjencën rajonale është diçka që do ta shqyrtonim”, ka thënë Hegseth ndërsa qëndronte pranë homologut të tij të Koresë së Jugut, Ahn Gyu-back.
Zyrtarët amerikanë kanë sinjalizuar plane për t’i bërë forcat amerikane më fleksibile në përgjigje të një game më të gjerë çështjesh, të tilla si mbrojtja e Tajvanit ose shtrirja ushtarake në rritje e Kinës.
Koreja e Jugut, e cila ka 450,000 ushtarë, i ka rezistuar idesë se roli i trupave amerikane mund të ndryshojë.

