75 Mall Live Search
14:27 / E Martë, 12 Nëntor 2024 / A. M.

Sekretari i ardhshëm i Shtetit: Ushtria amerikane luftoi komunizmin, nazizmin dhe spastrimin etnik nga Serbia

Mediat amerikane kanë raportuar dje se senatori Marco Rubio është zgjedhur si sekretari i Shtetit gjatë administratës së ardhshme Trump.

Ky vendim i presidentit Trump, gjithnjë sipas mediave në SHBA, është bërë pas shqyrtimit të disa kandidatëve si Richard Grenell e Bill Hagerty.

Pas lajmeve për përzgjedhjen e senatorit Rubio, në rrjetet sociale kanë filluar të qarkullojnë video nga e kaluara e senatorit.

Në njërën prej tyre, gjatë një fjalimi të mbajtur, Rubio përmend edhe ndikimin e mirë të SHBA-së në botë.

“Ushtria amerikane ka qenë njëra prej forcave më të mira në botë gjatë shekullit të kaluar. E ndaloi nazizmin, komunizmin dhe spastrimin etnik bërë nga Serbia”, thotë Rubio në fjalimin e vjetër.