Sekretari i Interpolit akuzon Serbinë për shantazh e spekulime
Sot në Dubai, po mbahet Asambleja e Përgjithshme e Interpolit.
Në rend dite është edhe votimi për anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë.
Sekretari i INTERPOL-it, Jurgen Stock ka akuzuar Serbinë për shantazh.
Ai ka thënë se shteti serb ka bërë shantazhe nëpërmjet spekulimeve nëpër media.
Tutje ka theksuar se nuk është kriter që një shtet së pari të jetë anëtar i OKB-së, që të mund të bëhet pjesë e INTERPOL-it.
Në këtë mënyrë duke i hapur rrugë anëtarësimit të Kosovës në këtë organizatë.
“Nuk është kriter që një shtet të jetë anëtar i OKB-së. Serbia ka shantazhuar zyrtarët e Interpolit, nëpërmjet spekulimeve në media”, deklaroi Stock.
Ndryshe zyrtarët e Kosovës vazhdimisht janë shprehur të bindur se janë siguruar votat për anëtarësim.