17:18 / E Mërkurë, 10 Shkurt 2021 / Blerim

Sekretari i Ministrisë së Bujqësisë në takim virtual me përfaqësuesen për ekonomi në Ambasadën e ShBA-ve

Zëvendëssekretari i Përgjithshëm në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Hasan Sejfijaj, ka zhvilluar një takim virtual me përfaqësuesen për çështje ekonomike në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, Valerie Tucker, me c’rast kanë diskutuar për ecurinë e realizimit të programeve zhvillimore për sektorin e bujqësisë në vend gjatë vitit 2020, si dhe për projektet bujqësore për vitin 2021.

Me këtë rast, zv. Sekretari Sejfijaj, e ka njoftuar përfaqësuesen e Ambasadës së ShBA-vë në Prishtinë, se pavarësisht gjendjes së krijuar nga pandemia COVID-19, janë angazhuar që i gjithë procesi i zbatimit të Programit për Zhvillimin e Bujqësisë dhe Programi i Pagesave Direkte të zhvillohet pa asnjë pengesë, duke arritur kështu edhe objektivat e parapara në përkrahje sektorit të bujqësisë.

Po ashtu, ai ka shprehur gatishmërinë e tij për bashkëpunimin e mëtejmë në mes të dy institucioneve, me qëllim të avancimit të bujqësisë.

Përfaqësuesja për çështje ekonomike, Valerie Tucker, ka falënderuar zëvendëssekretarin Sejfijaj për përkushtimin  e tij në realizimin e të gjitha projekteve bujqësore.