75 Mall Live Search
15:12 / E Martë, 28 Shkurt 2023 / k.v

Sekretari i MKRS-së viziton Komunën e Malishevës, diskutuan për projektet në fushën e kulturës dhe sportit

Sekretari i përgjithshëm i MKRS-së, Feim Hoxha dhe drejtoresha e DIEKP-së, Brikena Mulliqi, vizituan sot komunën e Malishevës, ku u pritën nga kryetari, Ekrem Kastrati.

Bashkë diskutuan për projektet në fushën e kulturës, rinisë, sportit dhe trashëgimisë kulturore, për bashkëpunim në krijimin e kushteve sa më të përshtatshme për zhvillimin e aktiviteteve të ndryshme kulturore dhe sportive në këtë komunë.

Kryetari i Malishevës e njoftoi sekretarin për planet dhe aktivitetet që do të realizohen gjatë këtij viti në fushën e kulturës e të sportit.