15:41 / E Mërkurë, 30 Qershor 2021 / Blerim

Sekretari i NATO-s nesër vjen në Kosovë

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, do të vijë nesër në Kosovë ku do ta vizitojë KFOR-in.

Gjatë vizitës së tij, Stoltenberg do të takohet me komandantin e KFOR-it, Franco Federicin dhe drejtorin e Ekipit Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s, Frank Best.

Sekretari i aleancës veri-atlantike do t’i takojë edhe trupat e KFOR-it që janë Kosovë, shkruan Klankosova.tv.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s do të ketë takime bilaterale edhe me presidenten Vjosa Osmani, kryeministrin Albin Kurti dhe Ministrin për Komunitete dhe Kthim Goran Rakiq.