75 Mall Live Search
09:56 / E Enjte, 20 Mars 2025 / FR

Sekretari i NATO-s takoi Vuçiqin në Bruksel, diskutuan për ruajtjen e sigurisë rajonale

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka takuar presidentin serb Aleksandar Vuçiq.

Rutte ka thënë se me Vuçiqin ka folur për ruajtjen e sigurisë rajonale.

“Një takim i mirë vijues me presidentin e Serbisë në Bruksel pas thirrjes sonë dy javë më parë. Ne diskutuam rëndësinë kritike të ruajtjes së sigurisë rajonale, si edhe se si të vazhdohet të forcojmë marrëdhëniet NATO-Serbi”, ka shkruar Rutte në X.