Sekretari i Nismës tregon sa është rritur përqindja e Nismës nga rinumërimi i 314 kutive
Sekretari i Përgjithshëm i Nismës Socialdemokrate, Bilall Sherifi, ka publikuar një statistikë interesante për disa që siç thotë ai po nxjerrin përfundime shkencore për rezultatet e zgjedhjeve të 6 tetorit duke bashkuar të dhënat e papërfunduara më të dhënat e përfunduara.
Sherifi ka thënë se rezultati nga të dhënat preliminare për 314 kuti të cilat janë të pasqyruara në sistemin K-Votes dhe të dhënat nga rinumërimi i po ktyre 314 kutive është ky: Në K-Votes në këto 314 kuti Nisma ka pasur 5.01%, nga rinumërimi i këtyre kutive rezultati është rritur në 5.05%.
Më tutje, ai shkruan se kjo rritje për Nismën vjen vetëm nga 314 kutitë të cilat janë rinumëruar për shkak të formularëve me gabime për bartjen e të dhënave dhe jo për shkak të mospërputhjes të votave të kandidatëve me votat e partive!
Postimi i plotë:
“Le të shohim se çka do të na sjell rinumërimi i 530 kutive të cilat në rimumërim kanë shkuar pikërisht për shkak të mospërputhjes të votave të partive me ato të kandidatëve”, ka shkruar ndër të tjera ai.
Për ata që nxjerrin përfundime “shkencore” për rezultatet e zgjedhjeve të 06 tetorit 2019 duke bashkuar të dhënat e papërfunduara me të dhënat e përfunduara!
Rezultati nga të dhënat preliminare për 314 kuti të cilat janë të pasqyruara në sistemin K-Votes dhe të dhënat nga rinumërimi i po ktyre 314 kutive është ky: Në K-Votes në këto 314 kuti Nisma ka pasur 5.01%, nga rinumërimi i këtyre kutive rezultati është rritur në 5.05%.
Dhe, mbani shënim: kjo rritje për NISMËN vjen vetëm nga 314 kutitë të cilat janë rinumëruar për shkak të formularëve me gabime për bartjen e të dhënave dhe jo për shkak të mospërputhjes të votave të kandidatëve me votat e partive! Le të shohim se çka do të na sjell rinumërimi i 530 kutive të cilat në rimumërim kanë shkuar pikërisht për shkak të mospërputhjes të votave të partive me ato të kandidatëve!