75 Mall Live Search
19:42 / E Diele, 05 Janar 2020 / indeksADMonline

Sekretari i përgjithshëm i KOK-ut vizitoi kampin e Kombëtares së Kosovës në not

Sekretari i përgjithshëm i Komitetit Olimpik të Kosovës, Shasivar Haxhijaj, ka marrë pjesë sot në hapjen e kampit të Kombëtares së Kosovës në not.

Në kampin që po mbahet në Pishinën Onix në Banjë të Pejës, po marrin pjesë 35 garues të grupmoshave të ndryshme.

Sekretari i përgjithshëm, Haxhijaj, duke vlerësuar lart organizimin e këtij kampi, inkurajoi notarët të vazhdojnë të ndjekin ëndrrat e tyre dhe t’i përkushtohen sa më shumë këtij sporti.

Haxhijaj shprehu edhe një herë mbështetjen që KOK i jep sportit, në veçanti notit, përmes bursave Olimpike Tokio 2020, Shpresave Olimpike, përgatitjeve të bursistëve Olimpik në kampe jashtë vendit për të arritur normën Olimpike, si dhe mbështetjes financiare për kurset për trajnerë dhe administratorë sporti.

Dy notarë (Fjorda Shabani dhe Dasar Xhambazi) momentalisht marrin bursa Olimpike 2020, një tjetër (Eda Zeqiri) është përzgjedhur për Shpresa Olimpike 2020, në bursat që ndahen nga MKRS, ndërsa ka gjasa që nga ky sport të shtohet edhe një garues në listën prej 10 Shpresave Olimpike 2020, bursa këto që ndahen nga KOK-u.

Kampi do të vazhdojë deri më 12 janar 2020.