Sekretari i përgjithshëm i NATO-s për vizitë zyrtare në Kroaci
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, mbërriti sot në Kroaci. Vizita filloi me një takim pune me kryeministrin Andrej Plenkoviq në orën 11:40 në kazermat “Kolonel Marko Zhivkoviq” në Pleso.
Pasdite, në orën 15:25, Rutte do të takohet me përfaqësues të industrisë kroate të mbrojtjes në Bibliotekën Kombëtare dhe Universitare për të diskutuar bashkëpunimin me partnerët e NATO-s.
Një takim me presidentin Zoran Milanoviq do të zhvillohet në orën 16:30 në zyrën e presidentit, ndërsa një takim me kryetarin e Parlamentit kroat Gordan Jandrokoviq është planifikuar për në orën 17:15.
Pas të dy takimeve do të lëshohen njoftime për shtyp./Indeksonline/

