75 Mall Live Search
21:03 / E Hënë, 14 Mars 2022 / LB

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së: Lufta bërthamore është “brenda fushës së mundësisë”

Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres nuk e përjashtoi mundësinë e një lufte bërthamore në kohën kur Rusia vazhdon pushtimin e saj në Ukrainë, duke paralajmëruar se “zhvillimi rrëqethës” ishte ende një mundësi.

“Ngritja e nivelit të gatishmërisë së forcave bërthamore ruse është një zhvillim rrëqethës. Perspektiva e luftës bërthamore, dikur e paimagjinueshme, tani është kthyer në sferën e mundësisë”, tha Guterres sot për media.

Guterres bëri thirrje për një zgjidhje diplomatike të luftës në Ukrainë përpara se mundësia e luftës bërthamore të vazhdojë të përshkallëzohet.

“Është koha për të ndaluar tmerrin e lëshuar mbi popullin e Ukrainës dhe për të hyrë në rrugën e diplomacisë dhe paqes. Apelet për paqe duhet të dëgjohen. Kjo tragjedi duhet të ndalet,” shtoi ai, transmeton Fox News