75 Mall Live Search
20:33 / E Martë, 10 Qershor 2025 / FR

Sekretari i Përgjithshëm i RCC-së bën thirrje për mbështetje më të fortë parlamentare për rritur lidhshmërinë në Evropën Juglindore

Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit për Bashkëpunim Rajonal (RCC), Amer Kapetanović, mori pjesë në Sesionin e XII Plenar të Asamblesë Parlamentare të Procesit të Bashkëpunimit në Evropën Juglindore (SEECP PA), i mbajtur sot në Tiranë. Ai iu drejtua pjesëmarrësve gjatë debatit mbi temën “Bashkëpunimi Parlamentar për Përforcimin e Lidhshmërisë Rajonale në Evropën Juglindore”.

Gjatë ndërhyrjes së tij, Sekretari i PërgjithshëmKapetanović theksoi se “lidhshmëria sot nuk ka të bëjë vetëm me rrugët, hekurudhat, portet apo rrjetin broadband – ajo ka të bëjë me qëllime të përbashkëta, mundësi ekonomike dhe përafrim strategjik”.

Ai theksoi se me mbi 150 milionë banorë dhe një PBB të përbashkët mbi 2 trilionë dollarë, rajoni ka potencial të jashtëzakonshëm për t’u shndërruar në një qendër të zinxhirëve globalë të furnizimit dhe investimeve të orientuara nga inovacioni.

“Për të çliruar këtë potencial, lidhshmëria duhet të jetë pa pengesa dhe e qëndrueshme ndaj ndryshimeve klimatike. Vizioni i RCC-së për tre vitet e ardhshme është i qartë: një Evropë Juglindore që është e bashkuar, rezistente dhe e gatshme për të ardhmen. Por që kjo të realizohet, parlamentet duhet të luajnë rol kyç, duke ofruar legjitimitet demokratik dhe duke siguruar që integrimi të jetë një proces i udhëhequr nga qytetarët”, u shpreh Sekretari i Përgjithshëm i RCC-së.

RCC-ja  paraqiti gjithashtu të fundit të Raport të Shpejtë mbi Gjendjen e Tregtisë dhe Lidhshmërisë në Transport në Evropën Juglindore, duke evidentuar përparimet konkrete dhe boshllëqet që mbeten për të forcuar ndërlidhjen rajonale.

Në kuadër të ngjarjes, Sekretari i Përgjithshëm i RCC-së,Kapetanović, u takua me Kryetaren e Parlamentit të Bullgarisë, Nataliya Kiselova. Takimi u zhvillua në kontekstin e marrjes së ardhshme nga Bullgaria të Kryesimit të Procesit të Bashkëpunimit në Evropën Juglindore (SEECP), ndërsa ceremonia zyrtare e dorëzimit të Kryesimit të Asamblesë Parlamentare nga Shqipëria pritet të mbahet po sot, në Tiranë.

Të dy zyrtarët diskutuan lidhjen e ngushtë midis Kryesimit bullgar dhe RCC-së si krahu operativ i SEECP, duke nënvizuar rëndësinë e ruajtjes së momentit politik dhe përfshirjes parlamentare për të përshpejtuar zbatimin e prioriteteve rajonale si Strategjia SEE2030, Tregu i Përbashkët Rajonal (CRM) dhe Agjenda e Gjelbër për Ballkanin Perëndimor (GAWB).

“Parlamentet janë aleatë kyç për të siguruar që iniciativat rajonale të përkthehen në përfitime reale për qytetarët tanë.

E mirëpres mbështetjen e fuqishme të Parlamentit bullgar për bashkëpunim më të thellë rajonal dhe mezi pres bashkëpunimin tonë të ngushtë gjatë gjithë Kryesimit të Bullgarisë,” deklaroi Kapetanović.

RCC-ja mbetet e përkushtuar për të mbështetur dialogun parlamentar dhe për të nxitur iniciativa që rrisin lidhshmërinë, konkurrueshmërinë dhe qëndrueshmërinë afatgjatë të rajonit.