22:55 / E Diele, 24 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Sekretari i Thesarit amerikan merr ‘dhuratë’ një pako me bajgë të kalit

Autoritetet amerikane njoftuan se ministrit të Financave Steven Mnuchin në Los Anxhelos i është dërguar një pako si dhuratë, në të cilën kishte bajgë kali.

Pakoja është gjetur në afërsi të shtëpisë së Mnuchin, në lagjen Bel Air.

Policia ka dalë në vendngjarje, pasi dyshohej “për një mjet të rrezikshëm”.

Policët hapën pakon e adresuar për Mnuchin, me nënshkrimin “populli amerikan” dhe brenda gjetën bajgë të kalit, transmetojnë mediat britanike.

Shërbimet e sigurisë do të hapin hetimet lidhur me rastin, ndërkohë që Ministria e Financave ka refuzuar të komentojë rastin.

Temat: