22:33 / E Enjte, 01 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Sekretariati tregon nëse ka kërkesë për ndarje të VV-së në Kuvend

Raportimi se disa deputetë të Lëvizjes “Vetëvendosje” kanë dërguar këtë javë në administratën e Kuvendit një kërkesë për krijimin e një grupi të ri parlamentar, po del të jetë i pavërtetë. Kështu të paktën ka thënë sekretari i Kuvendit, Ismet Krasniqi.

“Lidhur me çështjen e ngritur, në administratën nuk kemi pranuar kërkesë për grup të ri parlamentar” , ka thënë shkurt ai për “Indeksonline”.

Ndryshe, një media kosovare raportoi se 10 deputetë të LVV-së kanë bërë kërkesë për ndarje të VV-së.

Aty janë përmendur figurat kryesore; Visar Ymeri, Dardan Molliqaj, Dardan Sejdiu, Dukagjin Gorani, Aida Dërguti, Shqipe Pantina, Faton Topalli, Fisnik Ismaili, Driton Çaushi si dhe Donika Kadaj. /Indeksonline/A.M./