17:50 / E Enjte, 29 Korrik 2021 / OSH

Sekretarja Albright e fton për takim ministrin Mehaj në ShBA

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka zhvilluar një takim virtual me ish-sekretaren e shtetit, Medeleine Albright të cilën e ka njoftuar për procesin e transformimit të FSK-së.

Mehaj përmes Facebook-ut ka njoftuar se sekretarja Albright e ka ftuar atë për takim në vizitën e saj në ShBA.

“Nga ana e saj, sekretarja Albright shprehu impresionet e saj më të larta për të gjitha të arriturat e deritashme duke më siguruar se do të ofrojë të gjitha kapacitetet nga autoritetit i saj në funksion të realizimit të vizionit, qëllimeve dhe objektivave të mi. Ajo më tha që keni përgjegjësi të lartë dhe më ftoi në takim në kohën e vizitës sime zyrtare të planifikuar në SHBA. Në fund , sekretaren Albright e ftova për vizitë në Ministrin e Mbrojtjes dhe FSK që mbeti ta vlerësojmë në takimet dhe kontaktet tona, që do të jenë të rregullta në të ardhmen”, thuhet në njoftim.