75 Mall Live Search
15:05 / E Mërkurë, 18 Shkurt 2026 / P M

Sekretarja e Përgjithshme e Frankofonisë, Louise Mushikiwabo, uron Osmanin për 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës

Në mesazhin e saj të urimit me rastin e 17 Shkurtit, Sekretarja e Përgjithshme e Organizatës Ndërkombëtare të Frankofonisë, Louise Mushikiwabo, u ka përcjellë urime të përzemërta institucioneve dhe qytetarëve të Republikës së Kosovës, në emër të komunitetit frankofon.

Ajo ka vlerësuar rrugëtimin e Kosovës si pjesë e Frankofonisë që nga anëtarësimi në vitin 2014, duke theksuar se kontributi i saj vazhdon të pasurojë diversitetin kulturor dhe gjuhësor të këtij komuniteti. Sekretarja e Përgjithshme ka shprehur mirënjohje për pjesëmarrjen aktive të Kosovës në Konferencën e 46-të Ministrore të Frankofonisë, duke e cilësuar përmbylljen e saj të suksesshme si dëshmi të bashkëpunimit të frytshëm ndërmjet shteteve anëtare.

Në këtë kontekst, znj. Mushikiwabo ka shprehur bindjen se Kosova do të vazhdojë të japë kontributin e saj aktiv për suksesin e samitit dhe për avancimin e misionit ndërkombëtar të Frankofonisë.