Sekretarja e Qeverisë së Kosovës, pozitiv me COVID-19
Sekretarja e Ministrisisë së Pushtetit Lokal, Rozafa Ukimeraj, është infektuar me COVID-19. Ajo nuk arriti që testin për këtë virus ta bënte në Kosovë.
Ajo ka bërë testin në Maqedoninë e Veriut. “Unë sot kam rezultuar pozitiv me virusin Corona. Unë jam në vetizolim që nga dita e hënë dhe po ndiehem mirë me shëndetin. Po shpresoj se do t’ia tejkaloj edhe këtë sfidë. Edhe pas shumë përpjekjeve, unë nuk arrita të trajtohesha dinjitetshëm nga institucionet shtetrore, prandaj testimin e kam kryer në Maqedoninë Veriore”, ka shkruar Ukimeraj.
Ajo bën thirrje të gjithë personave që kanë pasur kontakt me të, të bëjnë kontrolle mjekësore, sepse sipas saj nuk do t’i kontrollojë askush nga institucionet përgjegjëse.
“Të gjithë ata që kemi pasur kontakte, ju lutem, bëni kontrolle mjekësore, meqë nuk do të kontrolloheni nga ndonjë institucion përgjegjës”, ka shkruar më tej ajo. Sipas praktikës së fundit, rastet e kontakteve me coronavirusin më nuk do të testohen. por vetëm ata të cilët kanë simptoma.