12:22 / E Hënë, 04 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Sekretet e një fiziku tërheqës

Një 25 vjeçare nga Zelanda e Re, ka treguar sekretin e të pasurit fizik mahnitës pasi një kohë ishte përballur me trashësinë.

Anjuli Mack madje ka ndarë fotografi të tre momenteve të gjendjes së saj të dikurshme dhe të tanishme kur gëzon një trup tërheqës dhe të shëndetshëm pa kile të tepërta.

Mack e cila jeton në Auckland, thotë se e gjitha që ajo bëri për të pasur sot një trup të tillë, ishte ngritja e peshave të cilën ia propozuan shokët e saj në palestër.

Ajo është përballur për shtatë vjet me këtë rutinë duke pasur kujdes të shtuar edhe në ushqim.

Sipas saj djemtë, i rekomanduan asaj të bëjë sa më pak kardio dhe të stërvis në ngritje të peshave sa më shumë gjatë kohës kur ishte në universitet.