Sekretet për kaçurrelat perfekte
Nëse kaçurrelset nuk do të bënin gabimet që do të përmendim më poshtë, do të shihnim më pak vajza me flokë të drejtuara, apo të kapura! Janë të rralla kaçurrelset që i adhurojnë flokët e tyre, aq të bukura, kjo për arsyen e thjeshtë: nuk dinë të kujdesen për to!

Në ndryshim nga flokët e drejtë apo me onde, kujdesi për kaçurrelat ëhtë më specifik dhe jo aq i thjeshtë ! Pasi të mësoni gabimet që ju prishin kaçurrelat, e sigurtë që nuk do i beni më dhe do i shijoni më shumë flokët tuaj !
Zgjidhni shampon e gabuar
Njësoj si një ditë e bukur duket që në mëngjes, dhe procesi i stilimit të kaçurrelave perfekte fillon që në momentin e larjes. Zgjidhni një shampo për flokët kaçurrela, pa sulfate dhe e pasur me minerale e vitamina të rëndësishme për udhqyerjen e flokëve.

Balsami i flokëve duhet aplikuar në flokë të thatë para se të lani flokët. Kjo, sepse produkti arrin të përthithet më mirë në flokë të thatë, sesa në flokë të lagur! Aplikojeni zbutësin me duar dhe masazhoni skalpin e kokës pëe rreth 5 minuta.
Qëndroni larg produkteve me silikon.
Ndonëse qëllimi i këtyre të fundit është të shkëlqejë flokët, këto produkte do të prishin kaçurrelat tuaja.
Pyetja më bezdisëse që mund t’u behet kaçurrelseve është : Përse nuk i kreh flokët? Epo mjaft e bëtë këtë pyetje pasi kaçurrelset duhet t’i krehin flokët vetëm në dush. Nëse flokët kaçurrela krehen në të thatë atëherë ato do të elektrizohen dhe do te shndërrohen në një krifë luani.E rëndësishme është të krihen nga poshtë lartë dhe jo e anasjellta dhe me një krëhër me dhëmbëza të gjëra.

Përdorini sa më rrallë mjetet e nxehta.
Pjastra, mashat e të tilla mjete do të prishin strukturën e kaçurrelit duke e shformuar !
Mënyra më e mirë për të tharë flokët kaçurrela është me një bluzë pambuku dhe jo peshqir. Ky i fundit thith të gjithë lagështinë duke i tharë flokët tërësiht.

Asnjëherë mos u shtrini me flokët lëshuar, por kapini topuz. Në mëngjes kaçurreli do të jetë i drejtë.
Disa orë përpara se të lani flokët aplikoni vaj kokosi ! Ky trajtim parandalon tharjen dhe ndarjen e majave më dysh.
Produkti që rekomandohet nga ekspertët është kremi. Nëse shkuma apo vaji mund ta lënë flokun e thatë ose shumë të vajosur, kremi do i japë një shkëlqim natyral.