15:32 / E Diele, 14 Prill 2019 / indeksADMonline

Sekreti është gjuha e trupit, ja si ta kuptoni që ai ju tradhton

Një nga gjërat që do të na shpëtojë gjithmonë nga dyshimet nëse ai po na tradhton është padyshim gjuha e trupit pasi sistemi nervor komandon dhe jep sinjale kur diçka nuk shkon mirë. Ja disa shenja që iu vijnë në ndihmë.

Ai merret me veten shumë herë më tepër se më parë.

Nëse e keni vënë re se kalon kohë duke rregulluar flokët, mjekrën apo kujdeset të duket gjithë kohën bukur, kujdes! Kjo është një shenjë treguese që thotë se miku juaj po ju tradhton.

Nuk të përkëdhel më pas seksit

Nëse pasi keni bërë dashuri ai nuk e merr mundimin të të përkëdhelë, mund të jetë një tregues se ka dikë tjetër pas të cilit është i dhënë emocionalisht. Ai ndjen për të dhe po e ruan atë lloj intimitet për të. Flisni hapur dhe tregojani dyshimet tuaja.

Ai i fsheh gjithmonë pëllëmbët e duarve

Kur njerëzit tregojnë pëllëmbën e dorës do të thotë se janë të vërtetë me ty. Nëse ai i fut gjithnjë ato në xhep apo poshtë tavolinës instiktivisht, tregohuni vigjilente. Po ju fsheh diçka!

Mbulon gojën sa herë që diskutohet tradhtia

Si reagoi kur ti e pyete nëse të tradhtoi apo jo? Çfarë lëvizje bëri? Nëse mbylli gojën me dorë do të thotë se po ju fsheh diçka. Ose është tradhtari!

Nuk e lë kurrë telefonin vend e pa vend

Kudo ka pasword dhe s’bëhet fjalë që ti ta kesh celularin e tij në dorë pa qenë ai prezent. Pse duhet ta bëjë këtë nëse nuk fsheh asgjë? Thirrini mendjes!