07:57 / E Hënë, 08 Nëntor 2021 / C E

Seks gjatë menstruacioneve – a është punë e mençur?

Seksi gjatë menstruacioneve është i mirë, aq më tepër i dëshirueshëm, tregojnë rezultatet më të reja të hulumtimeve profesionale

Shumica e femrave mbase nuk do të pajtoheshin me këto konstatime, mirëpo studimet tregojnë që seksi gjatë atyre ditëve zbut ngërçet te femrat dhe u krijon shumë më tepër kënaqësi, ndërkaq orgazma është më e fuqishme se zakonisht.

Është e saktë që është temë shumë delikate për të cilën nuk është edhe aq e këndshme të bisedohet, mirëpo nëse me mashkullin bisedoni në mënyrë të sinqertë dhe rreth kësaj çështjeje bisedoni butësisht, shanset janë të mëdha që të merrni përgjigje pozitive.

Është interesante ajo që femrat gjatë menstruacioneve të ditëve të para kanë libido të fuqishme, gjë që është rezultat e shumë faktorëve.

Njëri ndër ta është edhe qarkullimi më i fuqishëm i gjakut në vagjinë.