‘Seksi mama’, Olta Gixhari pozon me barkun e fryrë vetëm në bikini

Olta Gixhari është në pritje të fëmijës së parë.
Lajmin e lumtur e konfirmoj vet ajo përmes rrjeteve sociale, ndërsa tani po sjell fotografi me barkun e rrumbullakosur.
Së fundi, aktorja shqiptare ka postuar në Instagram disa foto e veshur vetëm në bikini teksa shihet para pasqyrës.
Biondina seksi shkëlqeu nga nuri i shtatzënisë dhe dukej për mrekulli.
Të shumta ishin edhe komentet e adhuruesve të saj të cilët e komplimentonin për dukjen.
“Seksi mama”, ka shkruar aktorja në mbishkrimin e postimit në Instagram.
Ndryshe, rikujtojmë që Olta po vazhdon të qëndrojë në Spanjë së bashku me partnerin e saj, me të cilin e kaloj edhe periudhën e izolimit./Indeksonline/