23:44 / E Diele, 26 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Seksi tantrik sjell orgazma të fuqishme dhe intimitet në maksimum, ç’është dhe si ta praktikojmë?

Mos u frikësoni nga emri, pasi kënaqësia gjendet brenda kësaj fjale. Seksi tantrik është një praktikë e lashtë dhe është më i thjeshtë seç mund të mendoni.

Nëse jeni të interesuar të zbukuroni jetën tuaj të mërzitshme seksuale, seksi tantrik është përgjigja që po kërkonit.

Seksi tantrik ka një origjinë 5 mijë vjeçare dhe kombinon seksin me ndjeshmërinë shpirtërore për të arritur orgazma të fuqishme.

Ka si qëllim të gjallërojë jetën seksuale tuajën dhe të partnerit duke ndjerë më shumë dashurinë mes jush dhe jo duke kryer vetëm aktin seksual.

Si ta praktikojmë seksin tantrik në dhomë?

Fikini dritat dhe lëreni atmosferën t’ju pushtojë. Fokusohuni në reagimin që bën partneri juaj ndaj prekjes.

Gjithçka me këtë mënyrë të të kryerit dashuri nis me prekjen dhe ndjesinë, kjo është ajo që e bën të veçantë natën që do të kaloni me partnerin tuaj.