Sektori i Kulturës dhe Argëtimit me paga veç sa për ‘idare’

Sektori i Kulturës dhe Argëtimit vazhdon të jetë sektori më i diskriminuar sa i përket pagave.
Në statistikat e publikuara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës, sektori i Argëtimit dhe Kulturës vazhdon të jetë sektori me pagën më të ulët mesatare në neto, transmeton Indeksonline.
Sipas publikimeve të ASK, paga mesatare në këtë sektor është 437 euro. Pagë të ulët mesatare ka edhe sektori i Ekonomisë dhe ai i Ambientit, po ashtu edhe i Arsimit.
Pagën më të lartë mesatare e ka sektori i Rendit publik dhe siguria me 619 euro./Indeksonline/
