08:32 / E Shtunë, 23 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Sektori i sigurimeve rrit asetet në 169.9 milionë

Banka Qendrore e Kosovës ka njoftuar se sektori i sigurimeve zgjeroi aktivitetin e tij duke rritur asetet në 169.9 milionë, që përkon me një rritje vjetore prej 3.8 përqind.

Sipas BQK-së, kundrejt vitit paraprak, sektori i sigurimeve u karakterizua me përmirësim të theksuar të performancës, ku në qershor 2017 u realizua profit neto prej 2.0 milionë euro kundrejt humbjes së shënuar në vitin paraprak prej 11.5 milionë euro.

“Në performancën pozitive të sektorit të sigurimeve ka kontribuar rritja e dëmeve të paguara nga disa kompani të sigurimeve ‘jo-jetë’, që në mënyrë direkte kanë ndikuar në zvogëlimin e provizioneve teknike, duke rezultuar në zvogëlimin e shpenzimeve dhe rrjedhimisht në realizimin e profitit”, thuhet në raportin e stabilitetit financiar të BQZ-së.