75 Mall Live Search
11:19 / E Enjte, 27 Gusht 2020 / indeksADMonline

Sektori privat: Kërkojmë, që sigurimi dhe punëtorët teknikë nëpër spitale të marrin nga 300 euro shtesë

Punëtorët teknikë si dhe sigurimi nëpër spitalet e Kosovës po ballafaqohen direkt me pacientët që janë apo potencialisht mund të jenë të prekur me Covid-19, andaj edhe ata duhet trajtuar njësoj sa i me mjekët dhe infermierët  kur bëhet fjalë për pagesën shtesë prej 300 eurove. Këtë po e kërkon kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privatë, Jusuf Azemi, raporton IndeksOnline.

Azemi në një konferencë për medie ka thënë se kjo është një padrejtësi që po ju bëhet këtyre punëtorëve, duke paralajmëruar kështu protesta e grevë në rast të mos përfilljes së një kërkese të tillë.

“Njëjtë sikurse në spital që punon një mjekë, ashtu edhe punon një punëtor i sigurimit. Ai është i parë që takohet me pacientët dhe mund të jetë i atakuar, andaj kërkojmë që edhe punëtorët e sigurimit dhe ata teknik të jenë në listën e pagave prej 300 eurove.”, tha Azemi, para gazetarëve.

Azemi duke folur për gjendjen në sektorin privatë ka thënë se ata ende trajtohen në mënyrë jo njerëzore, duke pasur paga shumë të ulta.

Kjo ishte një mundësi tjetër që në emër të SPSP, Azemi dhe njëherë të kërkoj rritjen e pagës minimale në 350 euro, duke thënë se është e turpshme se si ende në Kosovë  ka pagë 130 dhe 170.

“Është marre që paga në sektorin privat të jetë 130 dhe 170 euro. Punëotrët e sektorit privat janë të skllavëruar dhe nuk është duke u marrë askush me ta. Po vazhdon largimi masiv i punëtorëve, e keqja më e madhe se në vend të tyre po pranojnë punëtor të rinj”, tha ndër të tjera Azemi./IndeksOnline/