75 Mall Live Search
10:24 / E Martë, 03 Shkurt 2026 / S Z

Sekuestrohet armë dhe municion në pikëkalimin kufitar Qafë-Prush

Dogana e Kosovës, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe Drejtorinë Kundër Krimit të Organizuar, ka zhvilluar një operacion kontrolli ndaj një automjeti në pikëkalimin kufitar Qafë-Prush, në dalje drejt Republikës së Shqipërisë.

Gjatë kontrollit të detajuar është konstatuar prania e një arme zjarri pa numër serik, e fshehur në pjesën e brendshme të automjetit.

Po ashtu, janë gjetur dhe sekuestruar municion i kalibrave të ndryshëm rreth 120 copë, si edhe një shumë parash në valutën euro.

“Rasti i është dorëzuar Drejtorisë Kundër Krimit të Organizuar për vazhdimin e hetimeve dhe ndërmarrjen e veprimeve të mëtejme procedurale, në përputhje me legjislacionin në fuqi”, thuhet në njoftimin për media.