Sekuestrimi i armëve në Gradicë, policia jep njoftimin e fundit

Policia e Kosovës ka njoftuar se të enjten pasdite, në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata kompetente, është kontrolluar shtëpia dhe objektet përcjellëse pronë e të dyshuarit në fshatin Gradicë të Drenasit.
“Gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar: Një arme AK/47 me dy karikatorë pa fishekë, një pistoletë e kalibrit 7.65 mm me dy karikatorë me 12 fishekë, një pushkë gjuetie me 17 fishekë të kalibrit 12 mm, 22 fishekë të llojeve të ndryshme dhe një gëzhojë”, thuhet në raportin e sotëm të policisë.
I dyshuari, identiteti i të cilit nuk është bërë i njohur, fillimisht është arrestuar ndërsa pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.
