75 Mall Live Search
19:17 / E Hënë, 12 Gusht 2024 / FR

Sekuestrohen 16 armë zjarri gjatë javës së kaluar në Prishtinë

Policia e Kosovës ka njoftuar se vetëm gjatë javës së kaluar janë sekuestruar 16 armë zjarri të llojeve të ndryshme nga zyrtarët policor të rajonit të Prishtinës.

Ndërsa bëhet e ditur se në lokacione të ndryshme e aksione të ndara, janë realizuar  156 urdhëresa të gjykatës, prej tyre 54 urdhëresa për vepra penale, ndërsa të tjerat për kundërvajtje, seanca, verifikime etj.

Në po të njëjtën periudhë kohore, kanë rezultuar me shqiptimin e 4541 masave administrative me gjobë për lloje të ndryshme të kundërvajtjeve dhe shkeljeve të kodit rrugor.

Njoftimi i plotë:

Vazhdojnë  aktivitetet e zyrtarëve policor të rajonit të Prishtinës

Nga zyrtarët policor të rajonit Prishtinës , gjatë javës së kaluar në lokacione të ndryshme e aksione të ndara, janë realizuar  156 urdhëresa të gjykatës, prej tyre 54 urdhëresa për vepra penale, ndërsa të tjerat për kundërvajtje, seanca, verifikime etj.

Konform urdhëresave, pas përfundimit të procedurave policore,  personat e dënuar me burgim janë dërguar për vuajtje të dënimit, ndërsa personat e dënuar me gjobë, janë liruar, pasi të njëjtit kanë kryer obligimet e caktuara në urdhëresa.

 ​Ndërkohë që aktivitete policore janë shtrirë  edhe në segmente të tjera të sigurisë. 

Gjatë periudhës së njëjtë, janë sekuestruar 16 armë zjarri, të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm.

Ndërkaq aktivitetet policore  në sferën e sigurisë në trafikun rrugor.

Në po të njëjtën periudhë kohore, kanë rezultuar me shqiptimin e 4541 masave administrative me gjobë për lloje të ndryshme të kundërvajtjeve dhe shkeljeve të kodit rrugor.