Sekuestrohen 172 kg kokainë në Itali/ Pakot me logon e KF Tiranës, arrestohen shqiptarët vëlla e motër

Policia italiane ka sekuestruar 172 kilogramë kokainë që në treg kapte vlerën e 25 milionë eurove dhe ka vendosur në pranga tre shqiptarë, mes tyre vëlla e motër.
Bie në sy se një pjesë e kokainës e ndarë në disa pako ishte e ambalazhuar me logon e klubit të futbollit “Tirana”. Pjesa tjetër është me simbolet e flamurit të Brazilit dhe Portugalisë, si edhe një insekt i kuq.
Sipas La Repubblica aksioni i policisë u krye në zonën e Bolonjës, Modenës dhe Reggio Emilias.
Po sipas të dhënave nga kjo medie, shqiptarët mbërritën nga Shqipëria në zonën e Triestes dhe u bashkuan me bashkëpunëtorin e tyre në zonën industriale të Reggio Emilia.
Në pranga është vendosur një grua 28-vjeçare, i vëllai i saj 21-vjeçar dhe shoferi i kampionit, një 43-vjeçar; që të gjithë me origjinë shqiptare dhe pa precedentë të mëparshëm penalë.