75 Mall Live Search
16:32 / E Hënë, 04 Prill 2022 / AR

Sekuestrohen 30 pajisje për prodhim të kriptovalutave në Shkabaj të Prishtinës

Policia e Kosovës ka njoftuar se sot pas bastisjes në fshatin Shkabaj të Komunës së Prishtinë ka sekuestruar 30 pajisje për prodhimin e kriptovalutave.

Sic bëhet e ditur nga PK, Drejtoria Rajonale e Policisë së Prishtinës, respektivisht hetuesit e stacionit policor të Veriut pas marrjes së informatave në rrugë operative, kanë realizuar një operacion bastisjeje i cili ka rezultuar me gjetjen e aparaturave për prodhimin e kriptovalutave.

“Operacioni është zhvilluar në një lokal në fshatin Shkabaj të komunës së Prishtinës,  me ç’ rast janë gjetur dhe sekuestruar katër (4) riga me gjithsej tridhjetë (30) pajisje për prodhimin e kriptovalutave, të cilat ishin të kyçura dhe funksionale.” ka bërë të ditur policia  

PK ka shtuar se përveç njoftimit të zyrtarëve të ATK-së, në vendin e ngjarjes janë ftuar edhe zyrtarët e KEDS–it,  si dhe zyrtarët doganor, për të  proceduar më tej me rastin.

“Në konsultim me Prokurorin e Shtetit rasti është iniciuar “ Prodhim i ndaluar”, theksohet në komunikatë.