09:59 / E Martë, 12 Dhjetor 2023 / L K

Sekuestrohen 500 kg kanabis që do trafikoheshin drejt Turqisë

Një sasi e konsiderueshme kanabisi është sekuestruar në Vlorë gjatë një operacioni policor anti-drogë të zhvilluar në qytetin bregdetar, ku morën pjesë edhe forcat speciale RENEA.

Lënda narkotike ishte e paketuar dhe gati për shitje ose trafikim. Kanabisi me peshë 500 kg ishte i ndarë në 34 pako.

Lënda narkotike u gjet e fshehur në një furgon. Shtatë persona janë arrestuar në flagrancë gjatë operacionit “Reset”.

Ata janë Idriz Meminaj, Romir Meminaj, Emanuel Meminaj, Nertin Gjoni, Xhuliano Gjoni, Laurert Likaj dhe Altin Meçi. Disa persona të tjerë janë shpallur në kërkim.

Sipas policisë, këta persona vepronin si pjesë e një grupi kriminal.

Lënda narkotike do të trafikohej përmes detit drejt Turqisë.