75 Mall Live Search
19:40 / E Martë, 02 Shkurt 2021 / Blerim

Sekuestrohen 71 artefakte historike në Stamboll

Së paku 71 artefakte historike u sekuestruan ndërsa dy të dyshuar u arrestuan në një operacion në Stamboll, bëri të ditur sot një burim i sigurisë.

Ekipet anti-kontrabandë të policisë bastisën 3 adresa në rrethin Beşiktaş të metropolit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sendet e sekuestruara, që besohet se i takojnë epokës Bizantine dhe Osmane, u vlerësuan të shkëputura nga ndërtesat historike.

Artefaktet do t’i dorëzohen Muzeut Arkeologjik të Stambollit.