Sekuestrohen 8 armë zjarri në rajonin e Prishtinës

Nga zyrtarët policorë të rajonit të Prishtinës, gjatë javës së kaluar në lokacione të ndryshme e aksione të ndara, janë realizuar 243 urdhëresa të gjykatës, prej tyre 39 urdhëresa për vepra penale, ndërsa të tjerat për kundërvajtje, seanca, verifikime etj.
Konform urdhëresave, pas përfundimit të procedurave policore, personat e dënuar me burgim janë dërguar për vuajtje të dënimit, ndërsa personat e dënuar me gjobë, janë liruar, pasi ata kanë kryer obligimet e caktuara në urdhëresa.
Ndërkohë që aktivitetet policore janë shtrirë edhe në segmente të tjera të sigurisë.
Gjatë periudhës së njëjtë, janë sekuestruar 8 armë zjarri, të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm.
Ndërkaq aktivitetet policore kanë vazhduar edhe në fushën e sigurisë në trafikun rrugor.
Në po të njëjtën periudhë kohore, kanë rezultuar me shqiptimin e 3895 masave administrative me gjobë për lloje të ndryshme të kundërvajtjeve dhe shkeljeve të kodit rrugor.