75 Mall Live Search
18:18 / E Shtunë, 08 Nëntor 2025 / MSH

Sekuestrohen armë e municion në Vushtrri, policia arreston dy persona

Policia në Vushtrri, bazuar në informatat e pranuara për të shtëna me armë zjarri, ka arritur që në fshatin Shallcë të lokalizojë dhe ndalojë për kontroll veturën me targa vendore – ku gjendeshin dy të dyshuar.

Gjatë kontrollit në veturë janë gjetur dhe sekuestruar armë dhe municion një armë e gjatë pushkë automatike, dy pistoleta dhe 38 fishekë të kalibrave të ndryshëm.

Dy të dyshuarve, pas intervistimit, u është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orësh. 

Ndaj tyre është iniciuar raste për veprën penale “Mbajtje në pronësi kontroll ose posedim i paautorizuar i armeve’ dhe ” Përdorim i armës”.

May be an image of text