75 Mall Live Search
16:10 / E Mërkurë, 13 Gusht 2025 / Z S

Sekuestrohen armë në dy lokacione të ndryshme në Malishevë

Policia e Kosovës ka sekuestruar armë në dy lokacione të ndryshme në qytetin e Malishevës.

Sipas njoftimit në lokacionin e parë me datë 12 gusht 2025 në fshatin Lladroc është raportuar për të shtëna me armë zjarri.

Pas ndërmarrjes së veprimeve të menjëhershme, njësia e hetimeve e mbështetur nga njësitë tjera relevante të policisë, ka identifikuar lokacionin dhe personat e dyshuar, ku fillimisht janë sekuestruar 17 gëzhoja dhe 20 fishekë.

Në koordinim me Prokurorin e Shtetit, është realizuar kontrolli i shtëpive dhe intervistimi i tyre, ku personat e dyshuar kanë pranuar posedimin e armëve dhe kanë dorëzuar një revole dhe një pushkë gjuetie me leje të skaduar.

May be an image of text

Ndërsa në lokacionin tjetër , pas postimit të një fotografie në rrjete sociale ku shihej një person mashkull i mitur duke e mbajtur një pistoletë i njëjti është identifikuar dhe është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës dhe zyrtarit të qendrës sociale, ku arma e ekspozuar i takonte një familjari mashkull i moshës madhore, i cili gjatë intervistimit deklaroi që është e tij dhe e dorëzoi vullnetarisht në Policinë e Kosovës.

Në koordinim me prokurorin, të dyja rastet janë inicuar rastet “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”./Indeksonline/